4 Sallatat më të mira për të humbur peshë që duan veç 15 min kohë

49

Sallatat më të mira për të humbur peshë.
Sallat janë një pjatë e mbushur me vlera ushqyese, ato janë të lehta për t’u bërë, të shpejta, mund të përfshijmë shumë përbërës, dhe janë ekonomike.
Këto janë 5 Sallatat më të mira dhe të shëndetshme për të humb peshë, plot me vitamina dhe që nuk tejkalojnë 200 kalori. Ata janë për 4 racione dhe nuk kërkojnë më shumë se 15 ose 20 minuta përgatitjen.

1) Sallata me agrume
Përbërësit:
– 700 gr lakër të kuqe.
– 200 gr ananas
– 1 pjeshkë
– 3 lugë lëng limoni.
– 2 lugë lëng portokalli.
– 2 lugë uthull molle.
– 1 lugë gjelle vaj ulliri.
– ½ lugë çaji kumin.
– Piper.
Përgatitja:
– Pritini lakrën në feta të holla.
– Pritni ananasin dhe pjeshkën në copa të vogla.
– Vendosini këto përbërës në një tas sallatë dhe spërkatni me uthull duke lënë për marinimin për 15 minuta.
– Ndërkohë, përziejmë në një tas lëng limoni, lëng portokalli, kuminin, vajin, piperin dhe dy lugë ujë.
Sipas dëshirës mund ti shtoni karrota dhe mollë në copa të vogla dhe përzieni të gjitha.

2) Sallatë me kastravec dhe lakër.
Përbërësit
– 600 gr lakër e bardhë
– 400 gr kastraveca
– 1 qepë e bardhë
– 2 lugë lëng limoni
– 2 lugë vaj
– 3 lugë salcë soje.
– Piper.
Përgatitja:
Lajmë lakrën dhe qerojmë kastravecat në copa të vogla. Presim qepën në feta të holla. Vendosini në një tas të gjitha. Pastaj në një enë tjetër hedhim vajin, piperin, lëngun e limonit edhe salcën e sojës. Hidhini mbi sallate kete leng edhe është gati. Përmban vetëm 72 kalori për një racion.

3) Sallatë diuretike me finok, mollë dhe portokall.
Përbërësit:
– 1 finok
– 3 mollë
– 4 portokall
– 1 qepë
– 2 lugë vaji
– 2 lugë uthull molle.
– 2 lugë mjaltë
– 2 lugë mustardë.
– Disa fije kopër.

Përgatitja:
– Pritini finokun në feta të holla. Qeroni portokallët dhe ndani ato në copa. Qeroni qepën dhe priteni në feta të holla. Lani mollët, hiqni farat dhe priteni në feta pa lëkurën. Në një tas, përzieni mjaltin me mustardë, shtoni uthullën dhe më në fund vajin dhe përziejini. Në një tas sallate, kombinoni portokallin me mollë, finok dhe qepë. Përzierje butësisht dhe shtoni uthull dhe kopër .

4) sallatë me makarona dhe ton.
– 250 g makarona tub
– 1 ton natyror pa ujë
– 1 spec të verdhë
– 1 spec të kuq
– 1 lugë gjelle uthull molle.
– ½ lugë gjelle e mustardë
– 2 lugë vaj ulliri
– Disa gjethe borzilok
– Kripë dhe piper

Përgatitja:
Zieni makaronat me shumë ujë të kripur dhe pas zierjen hidhini në një tas sallatë. Lani specat, pritini, hiqini farat dhe i shtoni në sallatë. Shto gjethet e bozilokut të lara edhe të prera. Hiq ujin e tonit dhe përziejeni me përgatitjen. Në një tas, përzieni uthull, vaj, dhe mustardë. Shtojani makaronave edhe sallata është gati.

Burimi: Homeremediesgarden
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 56 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…