6 Sekretet për një lëkurë perfekte që femrat e bukura nuk do tjua tregojnë kurrë!

402

Sekretet per nje fytyre te perfekte qe grate e bukura nuk do tjua tregojne kurre!

Rinia e lekures nuk është nje dhuratë e natyrës. Kjo arrihet nëpërmjet rutinës se duhur.

Me poshte do të ndajmë disa sekrete me ju që do t’ju ndihmojnë të keni nje lëkurë të përsosur për vitet ne vijim.

1. Përdorni metodën “4-2-4” gjatë larjes

Metoda “4-2-4” është: 4 minuta duke aplikuar vajin hidrofilik në fytyrë dhe pastaj 2 minuta duke përdorur një krem pastrues. Pasi të kryhet kjo, kaloni edhe 4 minuta duke e shpëlarë lëkurën me ujë. Procesi i pastrimit njihet si pastrimi me 2 faza.

2. Përdorni një sfungjer kojac

Për të pastruar lëkurën me shumë kujdes mund të përdorni një sfungjer të veçantë konjac – ky është një sfungjer që është prodhuar nga rrënjët e bimës konjac. Para se të përdorni atë, lereni atë në ujë të ngrohtë te thithe uje për disa minuta në mënyrë që të zbutet. Pastaj shtrydheni pak, dhe pastrojeni fytyrën tuaj me të duke përdorur levizje rrethore, duke filluar në ballë dhe duke lëvizur poshtë deri në mjekër.

3. Jepini fytyrës tuaj një pastrim të plotë një herë në javë me një rutinë të veçantë të bukurisë të përbërë nga serume, emulsione dhe esenca.

Në Azi, për shembull, gratë mund të përdorin deri në 17 produkte për t’u kujdesur për lëkurën e fytyres se tyre! Të gjitha produktet e bukura të specializuara duhet të aplikohen në mënyrën e mëposhtme: Së pari, aplikoni ato produkte me një cilësi të lehtë, pastaj ato që janë më të rënda dhe së fundi duhet të zbatohen kremrat dhe emulatimet më të trasha. Në këtë mënyrë, lëkura juaj do të jetë në gjendje të thithë sasinë maksimale të përbërësve tonike.

4. Mbroni fytyrën tuaj nga efektet e rrezeve ultravjollcë gjatë gjithë vitit

Perdor syze dielli dhe çader,një mënyrë kjo efektive për të mbrojtur lëkurën tuaj kundër rrezeve te demshme. Në të njëjtën kohë, shumë përdorin krem SPF për të mbrojtur veten nga efektet e plakjes se nxitur nga rrezet e diellit.

5. Përdorni ujë orizi për ta bërë lëkurën tuaj të duket bukur

Për shekuj me radhë, uji i orizit u përdor për të rritur bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Larja e rregullt e fytyrës me ujë të orizit do ta bëjë lëkurën tuaj të butë dhe do të përmirësojë ngjyrën dhe tonin e saj. Kjo substancë e mrekullueshme mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar gjendjen e flokëve tuaj: ajo mund të shërbejë per një shpëlarje te mirë pas perdorimit te shampos.

6. Shto nenexhik dhe çaj jeshil në produktet tuaja kozmetike

Nenexhiku dhe çaji jeshil janë elemente të rëndësishme në kujdesin për lëkurën tuaj. Këto produkte janë të përfshira në maska fytyre të ndryshme, kremra kundër plakjes, emulsione, vajra dhe infuzione – dhe kjo nuk është lista e plotë. Rregullisht duke përdorur nenexhik dhe çaj,kjo do ta bëjë lëkurën tuaj shumë të shëndetshme dhe do ta ndihmojë atë të shkëlqejë
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 376 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…