Fruta pylli për mirëqenien e zemrës

18

Të dhënat treguan se gratë që plotësojnë dietën e tyre me fruta pylli reduktojnë me mbi 30% problemet në zemër.

Studiuesit kanë identifikuar gjithmonë veti shëruese tek frutat e pyllit, por tani një studim i ri i kryer nga Universitetit afirmon se boronica dhe luleshtrydhet luajnë një rol jetik në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe atakun në zemër tek gratë.

Të dhënat treguan se gratë që plotësojnë dietën e tyre me fruta pylli reduktojnë me mbi 30% problemet në zemër në krahasim me ata që konsumonin më pak.

Frutat e pyllit kanë sasi shumë të ulët kalorish dhe rekomandohen në shumë programe për dobësim. Ato kanë fuqi të madhe antioksidante dhe ofrojnë më shumë vitaminë C se agrumet. Hiperglicemia, qarkullimi i gjakut, bukuria e lëkurës, problemet me shikimin, përmirësohen me futjen e frutave të kuqe.

(Visited 29 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…