Ja pse ju kurrë më nuk do ti hidhni qeskat e cajit!

110

Mos i hidhni qeskat e çajit në mbeturina, sepse, përveç përgatitjes së një çaji, ato mund të përdoren për shumë gjëra të tjera.

Heq skuqjen dhe enjtjen e syve
Mbajini qeset e çajit në ujë të ftohtë dhe vendosni ato në qepallat tuaja. Pas pak minutash çaji do të eliminojë skuqjen dhe ënjtjen, sytë tuaj do të duken të freskëta përsëri.

Pastron shtepine
Qeskat e çajit mund të eliminojnë papastërtitë dhe yndyrat nga dyshemeja dhe pasqyra. Pas përgatitjes së çajit, thjesht zhytni qesen përsëri në ujë të nxehtë dhe bëni pastrimin. Mund te perdoret edhe ne sipërfaqet prej druri dhe mobilje. Ju mund të rifreskoni qilimin e vjetër, me vendosjen e qeseve të thara te çajit në të. Lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, dhe më vonë thjesht mund t’i hiqni ato.

Rifreskon veshjet dhe këpucët
Vendosni ne një pjatë qeskat e perdorura të çajit te thata dhe verini ato në dollap, kështu që rrobat tuaja do të kene nje erë të këndshme. Hiqni erën e keqe nga këpucët thjesht duke vënë një qese në secilën këpucë.

Ushqen bimët
Mund të jenë një produkt i shkëlqyer organik për bimët e shtëpisë, sepse çaji përmban lëndë ushqyese të mira për bimët. Përziejeni qesen në tokë ose hiqni gjethet e çajit nga qesja dhe përziejini ato së bashku me tokën dhe ata do ta bëjnë tokën më të mirë të absorbuar me ujë dhe çdo lagështi të mbetur nga çaji.

Zbut djegien nga dielli dhe heq aknet
Nëse keni djegie nga dielli ose puçrra fytyre, lani zonën e prekur me ujë të ftohtë në të cilin më parë keni vendosur qeskat e cajit te perdorur. Përsëriteni disa herë procedurën dhe do të ndjeni një lëkurë qetësuese.

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 115 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…