Kalciumi, elementi i duhur për kontrollin e peshës

123

Kalciumi, minerali që është me i pranishëm në organizmin tonë, përbën pothuaj të gjithë skeletin, por ai nuk është vetëm burim mirëqenieje.

Nga një publikim i fundit shkencor, del gjithmonë e më shumë lidhja dhe marrja e kalciumit për të humbur peshë, ja disa nga detajet:

Kalciumi, minerali që është me i pranishëm në organizmin tone, përbën pothuaj të gjithë skeletin, por ai nuk është vetëm burim mirëqenieje.

Dhëmbët dhe kockat përfitojnë më shumë nga ky element, gjithsesi kalciumi ndihmon aktivitetin e gjakut, duke favorizuar koagulimin, funksionin normal të muskujve dhe është agjent aktiv për sistemin nervor.

Por tani, fal një studimi shkencor, konfirmohet të jetë shumë i rëndësishëm edhe për metabolizmin tonë.

Ky i fundit është rregulluesi i konsumit të kalorive dhe si pasojë kontrollon peshën.

Falë punës se një grupi kërkuesish danez, të cilët kanë studiuar 7569 njerëz, është provuar shkencërisht lidhja mes sasisë se kalciumit të konsumuar dhe një raporti dobësimi.

Kjo i bashkohet edhe disa studimeve të tjera të kryera në vitin 2009, se si laktinat mund të reduktojnë peshën trupore ku masa e kalciumit është 40%. Por në vitin 2011 bashkohet dhe një studim tjetër i publikuar ne Nutrition Revieës, gjithmonë i lidhur me ushqimet të cilat përmbajnë kalcium që ndikojnë si humbës të peshës.

Kështu, jemi përball një elementi tjetër i cili ndihmon rritjen e metabolizmit, për tu vlerësuar me një sy tjetër, për ta futur ne ushqimet top të cilat stimulojnë metabolizmin.

Për të mos u harruar, përveç se është një mineral baze për një organizëm të forte dhe në forme, edhe kosi dhe djathi janë aleate për të reduktuar peshën trupore, sigurisht duhen zgjedhur ato më të përshtatshmit.

Kështu që në një dietë për të rritur metabolizmin, duhet kujtuar që këto produkte të jenë prezentë në dietën tuaj.

(Visited 117 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…