Kujdes: orizi i kultivuar në këto shtete mund të jetë i ndotur me arsenik!

286

Arseniku është një ndër 10 kimikatet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë qe ka krijuar shqetesim te madh për shëndetin publik, duke shkaktuar helmim,pasi eshte konsumuar.

Lexo më tej për të pare se si mund ta mbroni më mirë veten dhe të dashurit tuaj..

Arseniku është një element që gjendet në natyrë dhe është e vështirë të shmanget plotësisht.

Dua të them, është në ajër, bimë, tokë, ujë dhe kafshë.

Jo të gjitha llojet e arsenikut janë po aq të këqija.

Ajo mund të gjendet si metal gri, por gjithashtu si arsenik organik dhe inorganik.

Arseniku organik i referohet arsenikut të lidhur me karbon dhe komponime te tjera.

Kjo është shumë më pak toksike sesa arseniku inorganik.

Sidoqoftë, arseniku inorganik, i cili i referohet arsenikut të lidhur me kimikate të ndryshme nga karboni, është shumë toksik.

Ai mund te shkaktoje kancer të mushkërive, fshikëzës dhe lëkurës.

Simptomat e helmimit me arsenik

Arseniku mund te shkaktoje probleme te tilla si:probleme të stomakut, dobësi të muskujve,probleme të lëkurës dhe më shumë.

Ekspozimi gjatë periudhave të gjata kohore në sasi të vogla të kimikatit mund të shkaktojë të gjitha këto probleme, si dhe dëmtimet e mëlçisë dhe veshkave, infeksionet dhe më shumë.

Ekspozimi i tepert eshte fatal.

Siç e përmenda më parë, arseniku mund të gjendet në shumë burime rreth nesh, madje edhe ne toke dhe uje.

Nuk ka ende një kufi se sa arsenik është i lejuar në oriz.

Ajo që ne dimë është se ekspozimi i rregullt ndaj sasive të vogla të arsenikut mund të shkaktojë probleme.

Edhe pse orizi është një ushqim popullor në të gjithë botën, është më mirë të shijoni një shumëllojshmëri të gjerë të drithërave dhe alternativave në vend të orizit. transmeton 10gjera.com.

Ka një ndryshim të madh midis niveleve të arsenikut në oriz të bardhë dhe oriz ngjyrë kaf.

Sipas ConsumerReports, orizi kaf ka 80% më shumë arsenik sesa oriz i bardhë.

Kjo është për shkak se arseniku vendoset në shtresat e jashtme të orizit, të cilat hiqen për të krijuar orizin e bardhë.

Ne ende mund ta shijojmë duke e perdorur atë pak më rrallë dhe duke blerë orizin ngjyrë kafe të rritur në Indi, Pakistan ose Kaliforni.

Sushi nga SHBA ka me pak permbajtje arseniku.

Lajm i mirë është se drithërat e tjera përmbajnë më pak arsenik se sa orizi.

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/

(Visited 10 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…