Maskë anti-inflamatore për fytyrën me miell tërshëre!

40

Çdo femer dëshiron të duket e bukur në ditën e saj të dasmës, kështu që nëse doni të jeni nje nuse e bukur, atëherë ky artikull është për ju.

Përbërësit që ju nevojiten:

4 lugë çaji të qumështit të papërpunuar
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji tershere

Në një blender të pastër hidhni 4 luge qumësht të papërpunuar, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji tershere.
Përzieni të gjithë përbërësit mirë në blender dhe perberja eshte gati për përdorim.
Aplikojeni atë në lëkurën tuaj para se të shkoni në shtrat dhe lereni për 20 minuta.
Pastaj shpelajeni me ujë normal dhe hidrato lekuren me hidratues.

Tershera ka veti anti-oksidante dhe ndihmon në zvogëlimin e kruajtjes dhe inflamacionit.Gjithashtu lehtëson djegien nga dielli.

Limoni është i shkëlqyer në trajtimin e pikave te zeza. Ndihmon në nxjerrjen e vajit te tepert nga lëkura, sepse përmban vitaminë C dhe acide limoni dhe këto përbërës ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës.

Qumështi i papërpunuar është i pasur me vitaminë B, acidet alfa hidroksike, kalcium dhe antioksidantë të tjerë të fuqishëm, ka shumë përfitime per lekuren, do të ushqejë qelizat e lëkurës nga brenda dhe do të mbajë lëkurën të hidratuar gjatë gjithë ditës.

/©10gjera.com/përktheu j.memeli/

(Visited 48 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…