Uthulla e mollës aleat i bukurisë dhe i shëndetit

91

Uthulla e mollës si përftohet dhe cilët janë përbërësit e saj

Fillimisht është mirë të shpjegojmë si përftohet ky lëng,  nuk është gjë tjetër se fermentimi i lëngut të mollës se freskët, të cilit i shtohen baktere të “mira” që e transformojnë në uthull.

Ka një shije më të mire dhe një aromë të mirë me një përqindje aciditeti të ulet, rreth 5%, ky lëng përmban shumë substanca të çmuara, si për shembull është i pasur me minerale, shumë të rëndësishme për organizmin tonë.

Potas, por edhe kalcium, magnez, hekur, fluor, por edhe i pasur me vitamina. Acidi acetik, pektine, vitamina C, B1, B2, B6, E dhe një doze te mire fibrash, e bëjnë këtë lëng të përdorur që në kohë të vjetra një minierë të artë me substanca antioksidante dhe antibakteriale, shkruan Pour Femme.

Uthulla e mollës, të mirat në shëndet

Uthulla i mollës ka një aksion potencial antibakterial, dhe si pasojë, është e shkëlqyer për të ndihmuar organizmin për të mbrojtur nga mikro organizmat që përmbajnë ushqimet (Escherichia Coli dhe Salmonella). Mjafton gjysmë lugë e holluar në ujë për të larë perimet. Përmbajtja e saj e lartë me potas, e bën një aleat shumë të mire kundër dhimbjes se reumatizmës dhe dhembjeve të artikulacioneve.

Për ti parandaluar mund të pini një lugë uthull molle të holluar në një gotë ujë të cilën mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, çdo dite, dhe në pak muaj depozitimet e kalciumit që forcojnë artikulacionet dhe enët e gjakut do të shkrihen.

Për me tepër, nëse vuani nga gastriti, era e gojës, shqetësime në tretje, konstipacion, probleme me zorrët, uthulla e mollës e përdorur çdo dite do t’u ndihmoje për tu rikthyer në forme. Veprimi i saj për te djegur yndyrat e bën atë një aleat shume te mire ne rastin e dietave.

Mesa duket është shume efikase edhe për shqetësimet e veshkave, migrenën dhe pagjumësinë ashtu dhe për dhembjen e fytit.

Uthulla e mollës, aleat i bukurisë

Në përdorimin e Uthullës se mollës në fushën e kozmetikës, ku vlerat e saj janë prej kohesh të njohura. Për sa i përket kujdesit të lëkurës dhe të flokëve është më të vërtet shumë e shëndetshme. Shpëlarja e flokëve me këtë produkt është shumë e këshillueshme, pasi ke dhe një efekt shkëlqyes.

Por uthulla e mollës nuk fal vetëm shkëlqim flokëve, por mban në shëndet edhe skalpin e kokës. E aplikuar ne koke ndihmon ne rregullimin e PH te lëkurës dhe favorizon rritjen e flokëve, duke mbajtur te shëndetshme rrënjën e flokë, gjithashtu kufizon dhe shfaqjen e zbokthit.

Për sa i përket lëkurës se trupit, do të bëhet shumë e butë dhe e mëndafshtë nëse kur bëni dush do ti shtoni një gotë uthull molle. Për një peeling natyral për lëkurën e fytyrës mund të përzieni një luge uthull molle me argjile të bardhe dhe ta aplikoni si maskë.

(Visited 96 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…