6 Ushqimet më te rëndësishme që ju nevojiten për të parandaluar problemet e zorrëve!

137

Ushqimet qe duhen konsumuar per parandalimin e problemeve te zorres duhet të përmbajnë fibra për të ndihmuar në luftimin e baktereve që gllabërojnë mukozën e zorrëve.

Cila është rëndësia e ushqimit për zorrët?
Të gjitha kimikatet zhvillojnë baktere të zorrëve që përkeqësojnë zhvillimin e proteinave në tru të shoqëruara me sëmundjen e Parkinsonit.Pacientët me këtë sëmundje kanë luftuar kapsllëk para se të diagnostikohen me kete semundje.Rëndësia e ushqimit për zorrët qëndron pikërisht në këtë fakt sepse kapsllëku mund të zgjidhet përmes dietës dhe stërvitjes.Eshte e rendesishme:

1. Rritja e konsumit të perimeve, bishtajave, fasules dhe frutave mundësisht të freskëta, sepse ato janë çelësi për optimizimin e marrjes së fibrave të nevojshme për shëndetin e zorrëve, në përgjithësi, perimet me gjethe jeshile janë ato që përmbajnë një sasi të caktuar të sheqerit që ushqen bakteret e zorrëve dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë për të dëbuar mikrobet e dëmshme.

2. Ushqime të fermentuara dhe të kultivuara: Ky lloj ushqimi është i dobishëm sepse ato janë natyrisht të larta në baktere të gjalla dhe të mira dhe gjithashtu të lehta dhe të lira për tu bërë në shtëpi, të tilla si kos, kefir.

3. Probiotiket: konsumoni ushqime me niseshte rezistente është gjithashtu e dobishme për shëndetin tuaj të zorrëve, ju mund t’i gjeni në banane, papaja dhe mango, fasule të bardha, thjerrëza, farat dhe produktet e niseshtesë si patate, miell orizi etj.

4. Fiber: Ushqimi me 25-50 gram fibër për 1000 kalori është një ushqim i shendetshem në qoftë se ju keni probleme te tilla, konsumoni fara organike liri,fara chia.

5. Ushqime të pasura me polifenole: ato janë aq të mira për trupin si prebiotikët sepse polifenolët ushqejnë bakteret e mira të zorrëve.Ato gjenden ne kakao, rrush, çaj jeshil, qepë, kastravec dhe brokoli.

6. Ushqyerja me gji: qumështi i gjirit të njeriut përmban oligosakaride, një zinxhir kompleks sheqerinash, funksioni kryesor i të cilit është të ushqejë florën e shëndetshme të zorrëve të foshnjës.

Burimi: /homeremediesgarden.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…