Allahu iu përgjigjet lutjes se atyre te cilët janë në nevoj dhe shqëtsim

57

Allahu iu përgjigjet lutjes se atyre
te cilët janë në nevoj dhe shqëtsim.

Lutjet janë kohët kur njeriu është më së afërmi me Allahun ndihet sinqërisht, është koha kur njëriu e kupton afërsinë e Allahut dhe veten si rob i Allahut, ai është në nevoj për Allahun. Kjo është sepse kur dikush lutet, kupton se sa i ulët e i pafuqishem është para Allahut, dhe kupton se askush përpos Allahut nuk mund t’i ndihmoi. Sinqëriteti dhe çiltërsia e lutjes se ndokujt mvaret nga ajo se sa shumë ai është në nevojë. P.sh çdokush i lutet Allahut për paqë në botë. Sidoqoftë ndokush që gjindet i pashpresë në mes të luftës do të lutet më shumë dhe më seriozisht dhe më përulur Allahut. Ngjashëm,

njerëzit, gjatë stuhisë në anije ose në aeroplan në rrezik të përplasjes, do t’i luten përulsisht Allahut. Ata do të jenë të sinqertë dhe të nënshtruar në lutjet e tyre. Allahu shpalli këtë fakt në ajetin ku thotë:

Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” (En’am: 63)

Në Kur’an Allahu e urdhron njëriun që të lutët me përulësi:

Luteni Allahun tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. (A’raf: 55)

Në një ajet tjeter, Allahu thotë se ai i përgjigjet thirrjes se nevojëtarëve dhe të shtypurve

A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqën e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. (Neml: 62)

Padyshim, ndokush nuk duhet doemosdo të takoi vdekjen për me ju lutë Allahut dhe t’i lutët Atij në nevojë. Keta shembuj janë dhënë që t’i bëj njërzit të kuptojnë gjendjen shpirtërore me të cilën të lutën sinqërisht dhe të mendojnë për momentin e vdekjes, kur njëriu nuk mundet më të jet i çkujdesur dhe definitivisht t’i kthehet Allahut me sinqëritet të brendshëm. Besimtarët të cilët janë përzemersisht të terhequr te Allahu, në anën tjetër, duke qënë te vetëdishëm për dobsitë dhe duke ndier nevojë, çdo herë kthehen sinqërisht te Allahu, edhe nese nuk janë në gjendjen “jetë a vdekje”. Kjo është një karakteristik e rëndësishme e cila i dallon prej jobesimtarëve dhe prej atyre me besim te dobët.

Load More In Islame

Check Also

Falënderimi i qoftë Allahut që shtëpia jonë ka derë

Në çatinë e një shtëpie të vjetër ishte një dhomë e vogël, në të cilën jetonte një grua e …