Çfarë mund të bëni me lëvoren e portokallit

92

Në fillim duhet t’ju paralajmërojmë që të blini fruta, lëkura e të cilave nuk është stërpikur me pesticide, sidomos nëse ato duam t’i shfrytëzojmë në ushqime apo për trajtim të fytyrës.

Në të kundërtën lajini mirë portokallet me ujë të ftohtë që t’i pastroni pesticidet.

Për pastrim

Njollat e ujit. Nëse ju nervozojnë njollat e ujit që krijohen në cezëm, ato mund t’i hiqni duke i fërkuar me pjesën e brendshme të lëvores së portokallit.

Shkëlqimi i mobilieve prej druri. Pjesa e bardhë e lëvores së portokallit mund t’ua kthejë shkëlqimin mobiljeve të vjetra prej druri.

Preparat për pastrim. Vendoseni lëvoren në një kavanoz të qelqtë, shtoni pak uthull të bardhë dhe lëreni disa javë në frigorifer duke e përzier kohë pas kohe. Pas disa javësh, kullojeni lëngun, futeni në një bombolë të vecantë për stërpikje dhe përdoreni për preparat pastrimi për dyshemenë a xhamat.

Në amvisëri

Për përzënien e insekteve.

Mizat, buburrecat, miskojat nuk i duan disa komponente që gjenden ne lëvoren e portokallit, prandaj vendosini në një pjesë të dhomës për t’i larguar insektet.

Për freskim të mjedisit.

Portokalli ka një erë të vecantë dhe shumë freskuese. Nëse e thajmë në furrë lëvoren e tij, e bluajmë mrë dhe vëmë në ca torba të vogla mund ta freskojmë gjithë shtëpinë.
Mënyra të tjera për përdorimin e lëvores së portokallit

Për largimin e erës nga rrobet.

Vendoseni lëvoren në një qese të vogël dhe pastaj vëreni në këpucët që dëshironi t’ua largoni erën. Deri në mëngjes nuk dp të mbetet asgjë nga era e rëndë e këpucëve.

Piling për trupin. Ky është pilingu më i thjeshtë që mund ta bëni.Vendoseni në një fashë një lëvore portokalli, lidheni dhe përdoreni në vend të shpuzës gjatë dushit.

Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të shkëlqyeshme.

 

Load More In Fruta dhe Perime

Check Also

Sa e shëndetshëm ështe ngrënia e turshisë?

Në një periudhë kur nuk ka shumë perime të freskëta në tregje, dimërimi është një pjesë e …