Disa nga SHENJAT që tregojnë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë shumë të larta

79

Glukoza në gjak tregohet nga niveli i sheqerit në gjak dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin.
Ne marrim glukozën përmes ushqimit, dhe më pas ajo shpërndahet në të gjitha qelizat.

Hiperglicemia ose sheqeri i lartë i gjakut ndodhin kur glukoza nuk përdoret siç duhet nga trupi (ky është diabeti i tipit 2), ose kur trupi nuk ka glukozë të mjaftueshme (ky është diabeti i tipit 1).
Nëse diabeti zgjat më gjatë, muaj dhe vite, mund të dëmtojë organe të caktuara, duke përfshirë veshkat, sytë, enët e gjakut dhe nervat.

Shenjat që tregojnë se sheqeri i gjakut është shumë i lartë:

Faktore të ndryshëm qe mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak:
• marrja e dozës së gabuar të ilaçeve ose mungesa e dozës
• mbi trajtimin e një sheqeri të ulët në gjak (hypoglycemia)
• Stresi
• mungesa e ushtrimeve
• një sëmundje (për shembull të ftohur)
• dehidratimi
• konsumimi i ushqimeve te gabuara
• disa lloje ilacesh

Gjithashtu, fëmijët dhe të rinjtë mund të përjetojnë kapituj të rastësishëm të hiperglikemisë.

Simptoma të larta të sheqerit në gjak.Rritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk do të thotë domosdoshmërisht një diabet.

Disa njerëz me hiperglikemi, nganjëherë nuk përjetojnë asnjë shenjë të këtij gjendje.

Simptomat më të zakonshme të hiperglikemisë janë:
• Shikim i turbullt
• Urinimi i shpeshtë (ose urinimi gjatë natës)
• Goje e thate
• Vështirësi për t’u përqëndruar
• Impotenca
• Shërimi i ngadaltë i plagëve dhe prerjeve
• Infeksionet periodike
• Probleme të stomakut
• Rritja e etjes
• lodhje e vazhdueshme
• Lëkura e thatë
• Yndyra e tepërt e barkut ose shtimi i peshës
• Uria e vazhdueshme
• Problemet nervore

Burimi: healthylifestylezone.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…