Disa produkte që luftojnë celulitin

23

Duket se aleatët më të mirë të luftës kundër celulitit i gjejmë edhe në tavoline.

Duket se aleatët më të mirë të luftës kundër celulitit i gjejmë edhe në tavoline.

1. Molla e Kuqe.
E pasur me piruvat, një antioksidant që ndihmon reduktimin e dhjamit trupor. Madje ndihmon në parandalimin e osteoporozës.

2. Greipfruti i Kuq.
Ky frut, i pasur me vitaminën C, por edhe licopene, që kundërshton fenomenin e plakjes, përmirëson dukshëm qarkullimin e gjakut dhe përforcon sistemin imunitar.

3. Ananasi.
Fryti i Ananasit është shumë i pasur me vitaminën A dhe C, acid folik,kalcium, hekur, fosfor. Në sajë të fibrave, rrit ndjeshëm ndjenjën e ngopjes. Por vlëra më e madhe e ananasit lidhet pikërisht me aftësinë e këtij fryti për të rritur drenazhimin e indeve, çka çon drejtpërdrejt në parandalimin e celulitit.

4. Kosi.
Efektet tij lidhen me prezencën e fermenteve laktike të cilët ndihmojnë florën intestinale, duke përmirësuar përthithjen e elementeve ushqyes prej zorrëve. Po kështu, përmbajtja e lartë e kalciumit ndihmon për forcimin e kockave.

5. Çaji Jeshil.
Ky çaj, më shumë se të tjerët është i pasur me antioksidante, që kundërshtojnë plakjen, por edhe sëmundje të tjera të rrezikshme. Ndihmon në djegien e dhjamit trupor, dhe heq ndjenjën e lodhjes. Teanina, një përbërës i tij, ndihmon madje edhe në rritjen e përqendrimit të aktivitetit të trurit.

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…