Frutat, perimet dhe çaji mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit

55

Shkencëtarët kanë zbuluar se një dietë e pasur me antioksidantë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2. Dr. Francesca Romana Mancini, nga Instituti Kombëtar Francez i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore në Paris, tha se dieta ishte vendimtare në trajtimin e diabetit. Bashkë-autori Dr Guy Fagherazzi tha se konsumi i rritur i antioksidantëve mund të kontribuojë në uljen e rrezikut të diabetit. Tipi 1 nuk mund të shërohet.

Tipi 2 mund të shmanget duke bërë ndryshime në stilin e jetës si duke bërë më shumë stërvitje dhe duke ngrënë një dietë të shëndetshme të pasur me antioksidantë si çokollata e errët, arra, kumbulla, boronica, luleshtrydhe apo lajthi.

Frutat, perimet dhe çaji kur konsumohet në sasi të moderuar dhe ushqime të tilla si gruri me krunde, arra, fara, bishtajet dhe ushqimet e fermentuara si kos janë mbrojtëse kundër diabetit të tipit 2.

Por ka edhe ushqime që duhet të hani më pak, të tilla si mishi i kuq dhe ai i përpunuar dhe pijet me sheqer. Kafja nga nivelet e saj të larta antioksidante, tashmë është treguar të jetë e lidhur me rrezikun e zvogëluar të diabetit të tipit 2.

Burimi: Express
©gatuajshendetshem/a.c./

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…