Përbërësit:
120gr miell gruri (ose irmik)
70gr gjalp
200gr sheqer
rreth 250ml uje
fruta te thata si arra/bajame/lajthi/stika pishe
kanelle
sheqer kane (sheqer kaf)

Përgatitja:
Si fillim, perziejme ujin e vaket me sheqerin ne nje ene derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht dhe e leme ne nje ane.

Vendosim gjalpin te shkrije ne nje tenxhere ne zjarr te ulet, dhe vetem kur ky te kete shkrire teresisht hedhim miellin te cilin e perziejme shpejt me luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.

Ne momentin qe perberja ka marre ngjyre kafe te hapur (duke patur kujdes te mos e djegim) shtojme dalengadale shurupin dhe frutat e thata te prera ne copeza duke vazhduar perzierjen derisa masa ta kete thithur te gjithe ujin. Kjo procedure eshte me e rendesishmja pasi kerkon pak durim dhe energji ne perzierje. Kur hallva te jete gati, fikim zjarrin dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur.

Me ndihmen e dy lugeve, i japim hallves formen e saj karakteristike ovale, ose cfaredo forme tjeter dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kanelle dhe me sheqer kane. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.

Këshillë:
Per nje shije me te vecante, uji mund te zevendesohet me qumesht te cilit i shtohen edhe 2-3 luge arre kokosi e grire.

  • Një tortë pa miell dhe sheqer

    Kjo tortë pa miell dhe sheqer në një kohë të shkurtër u bë shumë popullor. Ka pak përbërës…
  • Ëmbëlsirë e shpejtë me kos

    E shpejtë, e lehtë dhe mund ta gatuani në çdo kohë. Për përgatitjen e saj ju ju nevojiten …
  • Si të bëjmë një kek të thjeshtë

    Për një masë keku me madhësi mesatare duhet 1 filxhan çaji gjalpë i freskët, 1 filxhan çaj…
  • Si përgatitet keku me mjaltë

    I veçantë në shije dhe aromë, kjo recetë e kekut me mjaltë do t’ju bëjë të harroni kekun e…
  • Si të përgatisim reçel rrushi

    Një reçel është ideal për ta shoqëruar me bukën e mëngjesit. Receta e mëposhtme do ju ndih…
  • Trileqe

    Përbërësit: * 6 vezë * 400 gr sheqer * 400 gr miell * 1 pluhur paste * 1vanil sheqer * 1/2…
  • Kajmaqin

    Përbërësit: 8 vezë 8 lugë gjelle sheqer 1l qumësht 3 lugë gjelle miell ose nisheste Sherbe…
  • Sheqer Pare me Arra

    Përbërësit: 1 kg gjalpë të zbutur 1 kg miel 12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë 1 lugë çaji s…
  • Tamëloriz

    Përbërësit: 1 litër qumësht 1 filxhan i vogël kafeje oriz 4-5 lugë sheqer. Përgatitja: Në …
Load More In Ëmbëlsira

Check Also

Një tortë pa miell dhe sheqer

Kjo tortë pa miell dhe sheqer në një kohë të shkurtër u bë shumë popullor. Ka pak përbërës…