Hiqni pikat e zeza në hundë vetëm me SODË BUKE

923

Pikat e zeza të hundës zakonisht shfaqen në sipërfaqen e lëkurës kur gjëndrat e flokëve të bllokohen.

Ato mbajnë ngjyrë të zezë jo për shkak të ndyrësirës, por për shkak të oksidizimit, i cili ndodh kur poret e bllokuara ekspozohen në ajër, transmeton Telegrafi.

Por, një nga mënyrat më të mira për t’i hequr këto pika në kushte shtëpiake është përmes sodës së bukës.

Pra, pastrojeni fytyrën me sodë buke. Pastrimi i tillë është i rëndësishëm sepse i largon qelizat e vdekura të lëkurës, e cila i parandalon këto qeliza t’i bllokojnë poret tuaja dhe të krijojnë pika të zeza.

Ndiqni këta hapa për ta pastruar fytyrën me sodë buke:

– Përzieni dy lugë gjelle sodë buke në një tas me ujë mineral për të krijuar një pastë. Aplikojeni pastën në hundë dhe bëni masazh lehtë me qëllim që të mos e dëmtoni lëkurën.

– Lëreni pastën të thahet për disa minuta para se ta pastroni me ujë të nxehtë. Këtë proces përsëriteni një ose dy herë në javë.

Soda e bukës do të ndihmojë në tharjen e pikave të zeza dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të duket më e ndritshme dhe më e pastër.

Gjithashtu, ju mund t’i shtoni edhe uthull të mollës kësaj recete, sepse uthulla e mollës është astringjent natyral dhe antibakterial. /Telegrafi/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…