Ja çfarë i shkaktoni shëndetit nëse hani djegës

383

Ja çfarë i shkaktoni shëndetit nëse hani djegës

Nëse pëlqeni ushqimin dhe shijen pikante, atëherë jeni fatlum. Pikërisht ashtu, erëzat pikante janë një nga recetat që ofrojnë jetëgjatësi. Hulumtimi i bërë në universitetin “Vermont” kishte përfshirë analizën e 16 mijë meshkujve nga Amerika.

Aty ishte zbuluar se numri i meshkujve që kishin vdekur gjatë periudhës 16 vjeçe të hulumtimit ishte 34 për qind, por kur ishin marrë statistikat qe atyre që kanë konsumuar ushqim djegës, ky numër ishte ngushtuar në vetëm 22 për qind të vdekjeve,transmeton gazeta Kosova Sot.

Rezultate e studimit janë publikuar në revistën “Plos One”, që sjellin përfundimin e personat që hanë ushqime pikante për rreth 13 për qind më pak rrezikohen nga vdekja e hershme, falë kapsaicinës që përmbajnë specat djegës, e cila ndikon si masë parandaluese ndaj artritit dhe është zëvendësimi më i mirë kundër tabletave.

Një nga autorët e studimit, Dr. Benjamin Litternberg ka shpjeguar se nga grupi i meshkujve të vdekur, të dhënat e të cilëve ishin analizuar gjatë studimit, më së paku kishte nga ata që kishin vdekur se pasojë e sulmit në zemër, sëmundjeve të sistemit të gjakrrjedhjes dhe sulmit në tru.

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…