Ja shenja që mund të jetë më serioze nga sa mendoni.

43

Jean-Skinner estetiste thonjsh, shpjegoi se një kliente kishte kërkuar një manikyr të errët të thonjve për të mbuluar një shirit vertikal i zi në thoin e saj.
Ajo kishte shkuar në sallone të tjera estetike dhe punëtorët i thonin se vija e zezë mund të ishte një flluskë gjaku, shenjë e mungesës së kalciumit, apo edhe vetëm një shenjë e trashëguar.

Skinner i tha gruas se duhet të pyeste mjekun e saj – dhe ajo e bëri. Disa javë më vonë, gruaja I tha Skinner se shiritat vertikalë të zi në thoin e saj ishin diagnostikuar si një melanoma agresive, e cila ishte përhapur në nyjet limfatike të saj.

Melanoma periunguale nëse është rreth thonjve – është e rrallë, por potencialisht vdekjeprurëse.

Sipas studimit, vonesa mesatare e diagnozës për pacientët me melanoma subungual ishte dy vjet e gjysmë. Kjo nuk ndodh për shkak se njerëzit nuk e vënë re shenjën e errët, por ngaqë e atribuojnë atë me diçka tjetër. Në shumë raste, një melanoma subunguale duket si diçka e quajtur hematoma subunguale, ose një “flluskë gjaku”.

Kjo zakonisht shkaktohet nga një lloj traume në thua. Me hematoma subungual, thoi i ri, do të rritet i të shëndetshëm dhe njolla gjithashtu tenton të jetë më e çrregullt, ose pika, ndërsa me melanoma subungual, ajo më shpesh zhvillohet si një grup i organizuar, që del në rrënjë e shtrihet në gjithë gjatësinë e saj.

Sidoqoftë, vetëm doktori juaj mund të tregojë nëse keni një melanoma subunguale. Pra, nëse vëreni një shenjë të re të errët nën ndonjë thonj ose thonjsh – dhe nuk mund të mbani mend ndonjë traumë që mund ta ketë shkaktuar, shih dermatologun tuaj. Mjeku juaj do të bëjë një biopsi për të kontrolluar melanoma, lajm i mirë është se nëse e kapni atë në fillim, operacionni kirurgjik mund të shpëtojë nga ndonjë qelizë kanceroze para se ata të jenë në gjendje të përhapen.

Burimi: Women’s Health

©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 46 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…