Ja si të bëni një deodorant natyral në shtëpi pa kimikate të dëmshme!

126

Deodorantët e ndryshëm që blini ne dyqanet kozmetike për të neutralizuar erën e djersës, zakonisht janë të mbushura me kimikate të dëmshme që prekin lëkurën dhe gjëndrat e djersës.

Megjithëse ofrojne mbrojtje 24 orë, ato mbyllin poret dhe parandalojnë procesin natyror të nxjerrjes së substancave të rrezikshme përmes djersës. Bëni një deodorant shtëpiak pa kimikate të dëmshme.

Në mënyrë që të neutralizoni vërtet aromën dhe te lejoni djersën të funksionojë siç duhet, ju duhet qe të gjithë përbërësit të jenë të natyrshëm dhe të jeni të sigurtë se nuk shkaktojne alergji ose sëmundje serioze.

Prandaj, është mirë që ta bëni vete një deodorant shtëpiak me përbërës të përzgjedhur:

½ filxhan sode buke
½ filxhan niseshte misri
½ filxhan vaj kokosi
20 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj
Kavanoz, te sterilizuar dhe te thate.

Përgatitja:

Së pari përzieni soden dhe miellin e misrit në një tas të vogël. Ngadalë shtoni vaj kokosi te shkrirë,duke e perziere derisa perzierja te bëhet më e trashë se nje paste.

Shtoni vaj esencial nëse dëshironi, dhe perziejeni perseri mirë. Vendoseni përzierjen në një kavanoz të sterilizuar dhe lereni atë në frigorifer për rreth 1 orë deri sa të ngurtësohet. Mbani deodorantin shtëpiak të ftohtë dhe të thatë dhe aplikojeni atë çdo ditë vetëm nën sqetull.

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…