Kush lutet vazhdimisht me këtë lutje, kjo i jep jetë (gjallëri) të zemrës dhe të mendjes

20

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan:

“Kush lutet vazhdimisht me: “Ja Hajju ja Kajjumu, la ilahe il-la ente!” (O i Gjallë që nuk vdes kurrë (o Allah), o Mbajtës i gjithçkaje, nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje), kjo i jep jetë (gjallëri) të zemrës dhe të mendjes. Hoxha i Islamit, ibn Tejmije, e shpeshtonte shumë këtë.

Një ditë më tha: “Këta dy emra të Allahut: El-Hajju dhe El-Kajjumu, kanë ndikim shumë të madh në jetën e zemrës.” Ai (Allahu e mëshiroftë) jepte shenjë se këta dy emra (së bashku) janë emri më i madh i Allahut.”

(“Medarixh Es-Salikin”, 1/446)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

Load More In Islame

Check Also

Falënderimi i qoftë Allahut që shtëpia jonë ka derë

Në çatinë e një shtëpie të vjetër ishte një dhomë e vogël, në të cilën jetonte një grua e …