Ky pluhur ka më shumë hekur se spinaqi, më shumë antioksidantë se boronica, dhe më shumë vitamin A se karrota!

115

Mbarë bota ka dëgjuar për herë të parë për spirulinën vetëm disa vite më parë. Për herë të parë mendohej të ishte pluhuri i gjelbër i mrekullisë së detit. Spirulina është e pasur me proteina, enzima, vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Gjithashtu përmban dy herë më shumë lëndë ushqyese sesa perimet dhe frutat e freskëta.

Pse spirulina është kaq e veçantë?
Ekspertët shpjegojnë se është një algë blu -gjelbër ose cianobakter që ka marrë emrin për shkak të ngjyrës së saj të ndritshme. Ajo përmban pigmente dhe lende ushqyese të shëndetshme dhe bio-të disponueshme si klorofil-a dhe beta-carotene.
Spirulina prodhon oksigjen përmes procesit të fotosintezës dhe është shumë e ngjashme me bimët e tjera te tokes.

Ku mund te gjendet spirulina?
Sot, kjo algë mund të gjendet kudo, duke përfshirë , shkëmbinj të lagësht në shkretëtira, oqeane, shkëmbinj të zhveshur, tokë të lagur, madje edhe në shkëmbinjtë në Antarktidë.
Është shitur në një formë pluhuri ose ne formen e pilulave të pastra ose në kombinim me përbërës të tjerë.

Perfitimet e spirulines:
60% e saj jan proteina , gjithashtu përmban lipide shumë të rëndësishme si LA (omega-6), ALA (omega-3), DHA (komponenti i trurit) dhe GLA (komponenti anti-inflamator).
Për më tepër, kjo algë përmban vitamina B2 (riboflavin), B1 (tiaminë), B6 (piridoksinë), B3 (nikotinamine), B9 (acid folik), D, E dhe C.
Spirulina mund të furnizojë organizmin tuaj me kalcium, bakër, kalium, krom, magnez, mangan, fosfor, selen, zink dhe natrium.

Përfitime shtesë:
• Përmirëson sistemin imunitar
• Heq alergjit
• Normalizon kolesterolin
• Rregullon tensionin e gjakut
• Nxit zhvillimin e baktereve miqësore në sistemin e zorrëve
• Parandalon kancerin
• Ofron vetitë antimikrobiale dhe anti-inflamatore
• Redukton degjenerimin e muskujve për shkak të procesit të plakjes dhe redukton rreziqet e kataraktave
• Parandalon rezistencën e insulinës
• Ofron aktivitet antiviral kundër hepatitit, herpesit dhe HIV
• Ndalon dëmtimin e mëlçisë të shkaktuar nga ilacet

 Si të përdorni spirulina?
Ju ose mund të gëlltitni pilulën ose të vendosni ¼ 1 lugë çaji pluhur spirulina në gojën me pijen tuaj të preferuar. Nutriticionistet gjithashtu japin këshilla për të konsumuar vetëm sasi të vogla të këtij pluhur pasi ajo është pak e ëmbël. Disa njerëz nuk mund të durojnë as shijen e saj, kështu që spirulina mund të gjendet edhe në pluhur proteinash të paketuar dhe para-aromatizuar. Vendosni 1 lugë gjelle pluhur spiruline në një qese me kokoshka. Ju gjithashtu mund të shtoni hudhër për shijen maksimale.

Burimi: /healthydefinition.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…