Mos përdorni turmerik nëse bëni pjesë tek njëra nga këto kategori

83

Shafran i Indisë është një nga erëzat më të shitur në botë dhe për një arsye shumë të mirë. Ky përbërës është një aditiv shumë i popullarizuar ushqimor me aromë të butë dhe ngjyrë të verdhë të fuqishme që ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Efektet anësore si: të përziera, marrjemendsh, diarre dhe dhimbje të stomakut mund të shkaktohen tek këto 5 kategori.

Rekomandohet të ndërpritet përdorimi i shafranit nëse i përkisni ndonjë prej këtyre grupeve:

1. Gratë shtatzëna ose me gji
Në përgjithësi, gratë shtatzëna ose me gji nuk duhet të konsumojnë shafran pasi mund ta rrezikojë shtatzëninë duke nxitur një cikël menstrual ose duke stimuluar mitrën.

2. Njerëzit me gurë në tëmth
Disa studime pohojnë se shafrani shkakton dhimbje në fshikëzën e tëmthit. Por, nëse nuk vuani, shafrani mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve të tëmthit dhe do të mbrojë mëlçinë duke stimuluar funksionet e fshikëzës së tëmthit të zbrazet dhe kështu të reduktojë rrezikun e formimit të gurëve.

3. Njerëzit që vuajnë nga pengesat e traktit biliar
Këto njerëz duhet të mos konsumojnë shafran ose të konsumojnë atë me moderim.

4. Njerëzit që kanë gurë në veshka
Ata që kanë tendencë për të formuar gurë në veshka duhet të kufizojnë përdorimin e shafranit deri në 40-50 mg në ditë, që do të thotë jo më shumë se një lugë çaji me shafran.

5. Njerëzit të cilët duhet të bëjnë një operacion
Ju duhet të eliminoni shafranin nga dieta juaj për të paktën 3 javë para operacionit sepse ai mund të zvogëlojë koagulimin e gjakut dhe të çojë në gjakderdhje të tepërt gjatë operacionit, e cila është diçka që të gjithë dëshirojnë të shmangin.

Burimi: Life4fitmama
©gatuajshendetshem/a.c./

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…