Mos shpenzoni më por bëjeni vet gjalpin më të shëndetshëm në shtëpi

90

Për shembull, gjalpë arrë, kikiriku, bajamesh, janë mënyra për të korrur përfitimet e shumta të frutave të thata. Plus, ato kombinojnë edhe me smoothies, dhe ëmbëlsirat e bërë në shtëpi. Gjalpi i gatshëm nuk është vetëm i shtrenjtë, por është i ngarkuar edhe me shtesa jo të shëndetshme. Ndiqni hapat për të bërë edhe gjalpë në shtëpi.

Hapi # 1 Larja me ujë

Nëse filloni me këtë hap do keni një produkt me cilësi më të mirë, pasi përthithja e ujit nga këto fruta të thata eliminon anti-lëndët ushqyese që mbrojnë farën nga dëmtuesit. Për më tepër, larja përmirëson aftësinë e trupit tuaj për t’i tretur ato. Thjesht mbuloni arra ose frutat e thata me ujë dhe lerini të përthithin ujin. Kohëzgjatja ndryshon nga arra në arrë.
• Bajame: 8-12 orë
• Arra Macademia: 8 orë
• Arra Brazili: nuk nevojitet
• Arra shqeme: 2 orë
• Kikirik: 8 orë
• Lajthi: 8 orë
• Fistikë: nuk nevojitet
• Arra: 4 orë

Megjithëse shumica zakonisht kanë nevojë për 4-5 orë, ju mund t’i lini ato gjatë natës.

Hapi # 2 Tharja apo pjekja

Pasi ti qeroni nga lëvoret, për të përmirësuar shijen dhe strukturën e gjalpit duhet ti thani. Ky hap nxjerr vajin duke e bërë më të lehtë procesin dhe duke u kthyer në gjalpë. Ka dy mënyra për të pjekur, në një tigan të thatë mbi ngrohjes mesme për disa minuta ose piqini ato në furrë 3-5 minuta për të shmangur djegien.

Hapi # 3 Kthimi në gjalpë i arrave

Gjëja më e mirë në këtë recetë është se mund të kombinoni arra të ndryshme, ose mund të shtoni edhe përbërës të tjerë si fruta të thata, mjaltë ose vanilje. Duke përdorur lajthi dhe një lugë kakao, mund ta ktheni lehtë në Nutella.

Përbërësit:
• 2-3 gota arra sipas zgjedhjes suaj
• 1-2 vaj kokosit ose vaj sipas zgjedhjes suaj
• kripë (opsionale)

Arrat futini në një procesor të ushqimit, ndërsa janë ende të nxehtë. Kur të keni marrë një masë si pluhur, shtoni vaj dhe përziejeni mirë. Në fund, shtoni kripë dhe aromatizues. Shtimi i arra të tjera të thërrmuara që ta bëni gjalpin më pak të qullët. Ruajeni gjalpin në një kavanoz. Kënaquni!

Burimi: Healthyfoodteam
©gatuajshendetshem/a.c./

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…