O ZOTI IM! Veç Teje, askush nuk e ndëgjon zërin e zemrës sime…

88

O ZOTI IM !
Veç Teje, askush nuk e ndëgjon zërin e zemrës sime, dhe askush veç Teje nuk i din shpresat dhe ëndrat e mia.

O ZOTI IM !
Unë te Ty u mbështeta, Ty të besova, dhe Ti më mjafton mua, sa mbështetës, dhe mbrojtës i mirë je Ti.

O Allahu im!
Të lutem më jep mundësi të të kem frikë ndaj Teje në vetmi e në publik!

Të lutem më bëj prej atyre që flasin gjithmonë të vërtetën, në gëzim dhe në hidhërim!

O Allah unë kërkoj të më bësh të matur në çdo kohë, në gjendje pasurie dhe varfërie.

O Allah kërkoj të mira të pashterrshme dhe lumturi të pafund, më bëj që të jem gjithnjë i kënaqur me caktimin Tënd.

Të lutem më jep jetë të qetë pas vdekjes.

Të lutem më mundëso kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde dhe me dhuro mall të flakët për takimin me Ty.

Mos më vështirëso këtë takim dhe mos më sprovo me të.

O Allah me stolis me bukurinë e besimit dhe më bëj të udhëzuar e udhërrëfyes për të tjerët .
Amiiin…

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…