Peshku bën mirë për trurin

52

Të hash peshk bën mirë për trurin dhe këtë gjë e kemi dëgjuar shpesh. Tashmë një studim i ri e ka përforcuar këtë mendim.

Shkencëtarët amerikanë zbuluan se dietat me mungesë vaji peshku në to bëjnë që truri ynë të plaket më shpejt.

Vaji i peshkut përmban acide omega-3 dhe në mungesë të tyre janë vënë re probleme me kujtesën dhe mendime konfuze.

Mendohet se omega-3 që gjendet me shumicë në vajin e peshkut luan rol në rigjenerimin e qelizave të trurit.

Studimi është publikuar në revistën ‘Neurology’ dhe shton se sardelet dhe toni i peshkut përmbajnë më shumë omega-3.

Gjithashtu, vaji i peshkut rekomandohet nga mjekët edhe për parandalimin e sëmundjeve të zermrës./mjeksiaislame/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…