Qumështi i bletës dhe vetitë kuruese

43

Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut, nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës.

Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendurat e faringut, nga koka e bletëve të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzënisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”, dhe aktivizon gjëndrën suprenale.

Forcon sistemin reproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).

Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatës.

Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glikogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.

Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.

Kuron aneminë, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.

Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.

Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse).

Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.

Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.

Në lidhje me të sëmurët me diabet, ushqimi i bletës mbretëreshë përmirëson përfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insulinë në qelizat beta të pankreasit.

Vonon shenjat e plakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajtjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5, që ndryshe quhet Pantothenic Acid.

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…