Sekreti për të përgatitur supë pule

137

Supa e pulës mund të bëhet pothuajse me çdo pjesë të pulës dhe me perime.

E bardha e pulës pa lëkurë për shembull, bën një supë pule të lehtë; kockat e mbetura nga një pulë dhe që ziejnë për orë të tëra, përbëjnë një bazë supe shumë të mirë.

Por, nëse keni mundësi që të gatuani çdo herë me mish pule dhe objektivi juaj konsiston në pjesë trupi të pulës, për një supë pule të mrekullueshme keni nevojë për krahë pule.

Krahët janë idealë për një supë pule të paharrueshme. Nëse përdoren veçmas ose të kombinuara nga pjesë të tjera të pulës, krahët janë sekreti për të përgatitur supën e pulës më të mrekullueshme të jetës tuaj.
Këto pjesë të vogla, por të forta të pulës janë plot me inde lidhëse dhe kocka të cilat përmbajnë një sasi të mirë yndyre që është ideale për supën e pulës.

Të tre nyjet e një krahu pulë janë plot me kërce të pasura me kolagjen, të cilat e çlirojnë atë gjatë kohës që ziejnë. Ai më pas bëhet xhelatinë duke i dhënë trashësi supës.

Lëkura e krahëve përmban gjithashtu një sasi të mirë yndyre, e cila i shton një pjesë të kosniderueshme arome të mirë supës.

Dhe një këshillë e fundit: piqini krahët e pulës para se t’i zieni ato dhe supa do të bëhet akoma edhe më e shijshme.

Load More In Receta

Check Also

Recetë për forcimin e imunitetit

Sistemi imunitar është një faktor i rëndësishëm në arritjen dhe ruajtjen e shëndetit të mi…