Shkaqet e kruajtjes dhe djegies vaginale dhe mënyrat e eleminimit të tyre!

110

Gratë e të gjitha moshave vuajnë nga kruajtja vaginale herë pas here. Kruajtja, djegia ose acarimi në një zonë aq të ndjeshme sa vagina eshte me te vertete e pakendshme!

Disa nga shkaqet e zakonshme të kruajtjes, djegies dhe acarimit rreth zonës vaginale janë:
– Kimikate intime higjienike
– Infeksione bakteriale ose kërpudhore
– Sëmundjet e transmetueshme seksualisht (STD),
-Probleme hormonale, zakonisht të shkaktuara nga menopauza
-Ekzema

Stresi i tepruar dhe sistemi i dobët imunitar mund të rrisin gjasat për të pasur këtë problem të pakëndshëm.
Përveç kruajtjes dhe djegies, mund të ketë skuqje dhe ënjtje në dhe rreth vaginës. Gjithashtu mund të jetë i pranishëm shkarkimi vaginal dhe aroma e keqe. Shpesh, gratë gjithashtu kanë siklet kur urinojnë ose kur kryejne marredhenie seksuale.
Për të ndaluar kruajtjen vaginale, është e nevojshme të mirëmbahet higjiena e duhur, si dhe të ndiqet një mënyrë jetese e shëndoshë dhe një dietë të ekuilibruar. Përveç kësaj,ekzistojne dhe disa menyra të thjeshta në shtëpi për një lehtësim të përkohshëm të simptomave. Megjithatë, për diagnozën dhe trajtimin e duhur, konsultohuni me mjekun tuaj.

Menyrat per nje lehtesim te perkohshem te simptomave:

Kosi
Kosi pa sheqer është një tjetër mjet i mirë për të ndaluar kruajtjen dhe djegien e vaginës. Ai ndihmon për të vrarë bakteret e këqija në vaginë dhe për të promovuar rritjen e baktereve të mira.

Hudhra
Hudhra përmban veti antibakteriale dhe antibiotike që mund të ndihmojë në eliminimin e baktereve. Ajo gjithashtu përmirëson sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve në trup.

Uthull molle
Uthulla e molles është një ilaç i mirë për të trajtuar kruajtjen vaginale për shkak të pasurive të saj antibakteriale dhe antifungale. Gjithashtu ndihmon për të rivendosur ekuilibrin e pH natyror të vaginës.

Si duhet ta përdorni:
-Hidhni 2 lugë uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe perziejeni. Përdoreni këtë zgjidhje për të larë vaginën dy herë në ditë për disa ditë rresht.
– Gjithashtu, shtoni 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni dy herë në ditë.

KËSHILLAT SHTESË
– Mbajeni zonën vaginale sa me te thate.Lagështia rreth vaginës mund ta perkeqesoje.
– Mbani higjienë të paster për të shmangur kruajtjen vaginale. Pas shkuarjes në banjo, gjithmonë shpelahuni.
-Vishni vetëm të brendshme pambuku dhe nderrojini ato dy herë në ditë.
-Mos e përdorni sapune te forte gjate dushit per larjen e vagines.
-Mos kryeni marrëdhënie seksuale derisa kruajtja të ndalet.
-Pas ushtrimeve ose notit beni menjehere nje dush.
-Perdorni ushqime të pasura me vitaminë C për të forcuar sistemin imunitar. Kjo do të zvogëlojë infeksionet në trup.

Burimi: /homeremediesgarden.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 102 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…