Shtatë përbërësit e dëmshëm të ushqimeve

32

Më shumë se 3000 lloje ushqimesh përmbajnë përbërës të cilët nuk nuk na bëjnë mirë. Doktori amerikan Mercola, ka publikuar në faqen e tij në internet shtatë llojet e përbërësve në ushqime të cilët janë të dëmshëm për trupin e njeriut.

1. Sheqeri artificial

Eksperimentet e ndryshme kanë zbuluar se sheqeri artificial që përdoret nga diabetiket, por edhe personat të cilët duan të ruajnë linjat e tyre trupore është i dëmshëm. Përdorimi i tij, pavarësisht se mund të ketë më pak kalori, sjell rritje të oreksit e si pasojë edhe mbipeshë. Përveç kësaj përdorimi i sheqerit artificial me kalimin e kohës bëhet burim i sëmundjeve inflamatore të zorrëve, pengesë për qarkullimin e gjakut në tru, si dhe krijim të celulitit.

2. Yndyrnat e tepërta

Pavarësisht se konsumimi i tepruar i yndrynave tashmë është i njohur për problemet që i shkakton organizmit të njeriut, duhet theksuar se studimet kanë vertetuar se problemet kryesore që ky konsumim sjell janë kanceri, diabeti, funkisonim të zvogëluar imunitar si dhe probleme me riprodhimin.

3. Shijet artificial

Është alarmant fakti se kur konsumoni një produkt i cili nuk është bio, konsumatorët nuk e dinë se çfarë disavantazhesh ka kjo. Vëtëm një lëng luleshtrydhesh artificiale përmban rreth 50 përbërës kimik të cilat e shkatërrojnë gradualisht organizimin. Nëse kosnumimi i produkteve artificiale është i tepruar, pasojat në tru do të jenë të parat që do të shfaqen.

4. Përdorimi i kripës në tepri

Pavarësisht shijes më të mirë të ushqimeve, kripa është e këshillueshme të përdoret pak ose të shmanget. Përdorimi i kripës në tepri bëhet shkak i sëmundjeve nervore, ulje të përqindjes së shikimit dhe pankreasit.

5. Ngjyruesit artificial

Prodhuesit e ushqimeve në botë hedhin mesatarish rreth 15.000.000 lloje ushqimesh në treg të cilat përmbajnë ngjyrues artificial. Në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, shitja e këtyre produkteve shoqërohet me etiketim se përmbajnë ngjyrues jo natyral e mund të sjellin pasoja negative. Përdorimi i këtyre produkteve sjell kryesisht probleme shëndetsore tek fëmijet e studiuesit rekomandojmë shmangien e tyre totale.

6. Shurupët

Përdorimi i tyre pavarësisht se mund të sjellë përmirësim momental të shëndetit, ndikon negativisht në organizmin tuaj. Përmbajtja e tepërt e sheqerit mund të shkaktojë diabetin dhe probleme serioze në mëlçi.

7. Ruajtësit e ushqimeve

Sa me shumë të përdoren objekte për ruajtjen e ushqimeve, aq me e dëmshme është për oganizmin. Rekomandohet që për ushqimet të shmangen ruajtjet në çfarëdolloj ambjentesh dhe të konsumohen të freskëta.

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…