Si të keni flokë të gjatë dhe të dendur

110

Sipas studimeve, qepa është një nga kurat më të mira për daljen e rrënjës së flokut pas rënies.

Qepa është e pasur në sulfur, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e flokëve.
Qepa dhe lëngu i saj janë përdorur prej shekujsh si një recetë në kushtet e shtëpisë për rritjen e flokëve.
Ju paraqesim dy maska shumë të efektshme me qepë:

Maska 1:
Grini një qepë të kuqe ose të bardhë derisa të bëhen 3 lugë. Përziejeni me 1 lugë mjaltë në një tas të vogël.
Aplikojeni me duar në flokë të lagur dhe fërkoni butësisht skalpin.
Përveç vetive që ka qepa për rritjen e flokut, apo për daljen e flokut të ri, mund të përfitoni edhe nga efektet e mjaltit, i cili ka veti anti-bakteriale, lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.

Maska 2:
Pritini 1 qepë në copa të vogla. Shtoni 1/2 litra ujë në një tenxhere. Vendos gjithë qepën në këtë ujë. Ziejeni këtë ujë për 10 minuta. Lëreni të ftohet dhe kullojeni këtë ujë. Sa herë që lani flokët, përdorni këtë ujë si shpëlarje përfundimtare. Nëse e keni problem erën, ju mund të lani flokët përsëri pas 1 ore dhe ende keni problem erën, lani kokën ditën tjetër.©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 102 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…