Si të mund të përgaditim pallaqinka

327

Përbërësit:

5 vezë
gjysmë litre qumësht (në mungesë të qumështit vetëm ujë)
pak kripë
sheqer vanileje
1 filxhan kafeje vaj
400 gram miell.

Përgatitja:

Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi. vaji. kripa. sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden të gjitha.

Tigani per pallaqinka. pasi ngrohet me parë. lyhet me pak vaj.

Pastaj e hedhim pak brumë aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1mm.

Pallaqinkat piqen në të dyja anët. Keshtu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.

Pallaqinkat mund të lyhen sipas dëshirës.

Load More In Receta

Check Also

Recetë për forcimin e imunitetit

Sistemi imunitar është një faktor i rëndësishëm në arritjen dhe ruajtjen e shëndetit të mi…