Si të ngelni shtatzënë shumë shpejt nëpërmjet ushqimeve të mira dhe të tjera …

29

Hani ushqim te shendetshem
Ju duhet të shmangni ushqimet acid, të cilat njihen për të ulur shanset për të mbetur shtatzënë, siç është mishi i kuq dhe çaji. Këto ushqime vrasin spermatozoidet dhe rrisin aciditetin në mukusin e qafës së mitrës. Përkundrazi, konsumoni më shumë ushqime alkaline, të tilla si bizele, fasule dhe qumësht.

Merrni shtesa vitaminash
Ata që janë duke u përpjekur duhet të fillojnë të marrin plotesues me shumë vitamina. Zgjidh shtesat që përmbajnë acid folik, pasi parandalojnë defekte të lindjes. Përveç marrjes së tyre gjatë kohës që përpiqen të ngelni shtatzen, ju gjithashtu duhet të vazhdoni përdorimin e tyre edhe gjatë shtatëzanisë, pasi ato furnizojnë trupin me ushqyesve të nevojshëm.

Vizito nje doktor
Duke vizituar mjekun tuaj dhe duke bërë një kontroll të hollësishëm para se të përpiqeni është me rëndësi të madhe.

Kini nje marrëdhënie të rregullt
Marrëdhënia e rregullt është një domosdoshmëri për ata që përpiqen të krijojnë familje dhe kjo është shumë logjike. Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe ovulacionit tuaj dhe planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë atyre ditëve. Në fund të fundit, sigurohuni që të kënaqeni me veten.

Informohuni për pozita të ndryshme seksuale
Ekziston një lidhje e fortë midis pozicionit seksual dhe shansit të konceptimit, pasi ky tashmë është një fakt i mirënjohur. Qëndrimi misionar është i njohur për të rritur shanset e futjes së spermës në qafën e mitrës dhe shumica e njerëzve zgjedhin këtë pozitë. Sidoqoftë, rekomandohet të provoni pozicione të ndryshme seksuale dhe të shihni se cili funksionon për ju, pasi kjo fushë nuk është e shqyrtuar mjaft shkencërisht.

Koha është thelbësore
Koha është një faktor shumë i rëndësishëm në konceptimin dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të planifikoni marrëdhënien tuaj në përputhje me proceset tuaja biologjike. Ju gjithashtu duhet të monitoroni temperaturën tuaj bazë me një termometër në mënyrë të rregullt, pasi kjo metodë është një nga ato më të efektshme deri më tani. Periudha e ovulacionit është më produktive pasi temperatura është rritur pak gjatë atyre ditëve. Së fundi, rekomandohet të gjurmoni edhe grafikun tuaj të ciklit.

Kontrolloni peshën e trupit dhe ushtroni mesatarisht
Gratë që ushtrojnë dhe kontrollojnë peshën e trupit janë më pjellore dhe kanë shanse më të larta të konceptimit. Aktiviteti fizik është një faktor shumë i rëndësishëm sepse mban hormonet tuaja të balancuara dhe gjithashtu ju ndihmon të humbni yndyrë shtesë. Përkundrazi, gratë me kile shtesë kanë më pak shanse të konceptimit, pasi ato kanë nivele të larta të estrogjenit që shkaktojnë ovulim të parregullt. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ushtroni shumë, sepse humbja e shpejtë e peshës shkakton mosbalancim hormonal dhe madje edhe infertilitet.

Ndalo pirjen e duhanit, alkolit dhe kafes dhe shmangni medikamentet ilegale
Pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe marrja e medikamenteve të paaprovuara mund të rrisin rrezikun e aborteve dhe anomalive gjenetike. Ndaloni konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me kafeine si çokollate, kafe dhe çaj të zi, siç është gjetur shkencërisht se kafeina ul mundësinë për të mbetur shtatzënë dhe ndikon negativisht në lëvizjen e spermës tek burrat.

E gjitha qe ju duhet të bëni është të argëtoheni, të kënaqeni dhe të qëndroni në këshillat e lartpërmendura. Stresi i tepruar mund të rezultojë në cikle menstruale të parregullta dhe mund t’ju ndalojë nga ovulimi. Kjo është diçka që duhet të shmangësh, pasi ciklet menstruale të parregullta e komplikojnë kohën tuaj..

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…