Si t’i shërojmë cistat e vezorëve

177

Cistat e vezorëve janë sëmundjet më të shpeshta të organeve të reprodukimit te femrat. Mësoni se c’janë cistat dhe se si duhet shëruar ato.

Cistat janë struktura që ngjajnë me flluska, e më së shpeshti gjenden në vezorë.

Cistat funksionale kryesisht janë të mbushura me lëng dhe të mbështjella me një tis të hollë.

Nëse janë të mbushura me material të fortë, atëherë janë kancerogjene e në të kundërtën janë beninje.

Më së shpeshti ato shfaqen në kohën e reprodukimit sesa në menopauzë.

Në të shumtën e rasteve cistat nuk janë malinje dhe shpërthejnë vetvetiu pas disa javësh a muajsh, por pavarësisht nga kjo nuk duhet shpërfillur shfaqja e tyre, sidomos kur janë të mëdha she kur shkaktojnë dhimbje.

Shkaqet e shfaqjes së tyre

Një strukturë në formë ciste formohet në vezorë gjatë ovulimit. Kur folikula rritet më shumë nga normalja, quhet cistë folikulare.

Nga ana tjetër cistat funksionale krijohen në gjysmën e parë të ciklit menstrual.

Lloji i tretë quhet corpus luteum dhe zakonisht krijohet në gjysmën e dytë të ciklit, nuk shkakton asnjë lloj simptome dhe zakonisht zhvillohet vetëm në njërën vezore.

Format më serioze të cistave janë: dermoide, endometriode, cistadenome… Cistat dermoide përbëhen nga inde në rritje, të cilat mund të përmbajnë qeliza dhjamore dhe janë më të shpeshta te femrat e reja.

Arsye më e shpeshtë e krijimit të cistave është rëndesa e caktuar hormonale, e cila shkakton sindromën e vezoreve policistine, të cilat karakterizohen me praninë e cistave të vogla në të dyja vezoret.

Besohet se stresi dhe problemet me lukthin janë arsyet kryesore për krijimin e këtyre simptomave, ndërsa nga ana tjetër mendohet se marrja e pilulave kontraceptive e ul këtë rrezik, pasi në këtë mënyrë pengohet ovulimi.

Ilaçe natyrale për cistat

Bimët si luleradhiqet, tërfili I kuq janë ilaçet më të mira natyrale për cistat në vezore. Ana negative është se për shërimin me bimë nevojiten së paku gjashtë javë.

Provoni me çajë apo me pika të tjera me këtë bazë.

Vaji i rucinusit është tepër i dobishëm për shpërthimin e cistave, por duhet të kujdeseni që të mos e pinë gjatë shtatzënisë apo gjatë ciklit menstrual, e as në raste cistash kancerogjene.

Përveç bimëve në këtë shërim ndikon edhe joga dhe terapitë aromatike, të cilat ndihmojnë rikthimin e hormoneve në baraspeshë dhe zbutjen e dhimbjeve.

Nëse ndjeni dhimbje në zonën e vezorëve mund të ndihmojë edhe masazhi i lehtë i abdomenit me vajra ererike nga jasemini apo bajamet.

Gjithashtu dhimbjet mund t’i ndihmojë edhe një banjë e nxehtë.

Dieta për pastrimin e vezoreve

Sikurse në shumë sëmundje të tjera, edhe në rast cistash, ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë mjaft.

Është shumë me rëndësi që të konsumoni vitamina E dhe A, të cilat janë shumë të dobishme për baraspeshën hormonale.

Ushqimi duhet të jetë më i pasur me perime të gjelbra. Nga na tjetër, ekspertët mendojnë se duhet t’i shmangemi mishit të kuq dhe djathërave, pasi atom und ta nxisin zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Po ashtu shmangiuni prodhimeve të qumështit dhe domateve, pasi ato bëjnë pjesë te ushqimet e pasura me estrogjen.

Load More In Sëmundjet

Check Also

Sëmundja e Vitiligo-os, shkakëtarët, shenjat dhe trajtimi !?

Cilat janë simptomat e vitiligos? Njerëzit të cilët kanë Vitiligo zakonisht së pari njofto…