Sipas shkencëtarëve, shëtitjet në plazh mund të ndryshojnë trurin tuaj në një mënyrë të PABESUESHME!

14

Ne të gjithë e dimë se shpenzimi i kohës jashtë është i mirë për ju në të dy nivelet; fizike dhe mendore, por përfitimet e kohës së shpenzuar në mënyrë specifike në plazh sapo janë zbuluar.

Ndjenja e pabesueshme e paqes dhe qetësisë që përjeton në plazh tani është duke u referuar si “hapësira blu”. Kjo është ajo që shkencëtarët e kanë quajtur efektin që kombinimi i erërave dhe tingujve të ujit kanë në trurin tuaj.

Hapësira blu është e mjaftueshme për t’ju bërë të ndiheni mirë në një mënyrë hipnotike. Në përgjithësi, kjo hapësirë blu ndikon në katër mënyra të ndryshme.

1. Shkuarja në plazh zvogëlon stresin.
Uji është kurimi i natyrës ndaj streseve të jetës. Është plot me jonet pozitive të natyrshme që janë të njohura për aftësinë për t’ju bërë të ndiheni mirë.

2. Plazhi rrit kreativitetin tuaj.
Ndjeheni se ju ka zene monotonia? Shkencëtarët tani besojnë se zgjidhja për këtë është plazhi. Duke qenë në hapësirën blu ju lejon të pastroni kokën dhe t’i trajtoni problemet ose projektet në një mënyrë më kreative.

3. Shkuarja në plazh mund të ndihmojë në uljen e ndjenjës së depresionit.
Tingujt hipnozë të valëve në kombinim me ambjentin dhe erërat e plazhit mund t’ju fusin në një hapësirë meditative. Nga ana tjetër, ju mund të pastroni mendjen tuaj dhe të reflektoni mbi jetën në një hapësirë të sigurt larg nga kaosi i jetës tuaj të përditshme.

4. Në përgjithësi, koha e shpenzuar në plazh do të ndryshojë menyrën e të menduarit për jetën.
Natyra në përgjithësi ka qenë gjithmonë një faktor për një jetë të shëndetshme të lumtur, por plazhi në veçanti është po aq i mirë për shpirtin.

Burimi:/tiphero.com/
©gatuajshendetshem/përktheu a.sulmina/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…