SKENA MË E VËSHTIRË NË DITËN E GJYKIMIT

129

Skena më e vështirë në Ditën e Gjykimit do të jetë, kur njeriu do t’i shikojë veprat e tij të mira në peshoren e tjetërkujt. (Ibn Kajjimi)
Një ditë Pejgamberi savs i pyeti shokët e tij:

“A e dini se kush është i falimentuar?”
Ata i thanë:
“Tek ne i falimentuar është ai që nuk ka pasuri.”

Pejgamberi savs u tha:
“I falimentuar, është ai që Ditën e Kiametit do të vijë me shumë namaze, agjërime, zekate dhe vepra të mira, por ka sharë dikë, ka ofenduar dikë tjetër, ka shpif dikë, i ka marrë pa të drejtë pasurinë dikujt, ka qëlluar dikë tjetër… Këta njerëz do t’i marrin të gjitha të mirat e tij derisa t’ i mbarojnë të mirat. Kur t’i mbarojnë të mirat, do t’i japin nga të këqijat e tyre, dhe më pas do të hidhet në zjarr.” (Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi savs ka thënë:
“Kush ka ndaj vëllait tij ndonjë detyrim në nderin apo në pasurinë e tij, le t’ia kthej para Ditës së Gjykimit. Atë ditë nuk do të ketë vlerë as dinari e as dërhemi. Nëse ai ka vepra të mira, do të merren prej tyre dhe do t’i jepen të dëmtuarit, por nëse nuk ka vepra të mira do të merren nga veprat e këqija dhe do t’i kalohen tek ai që e ka dëmtuar vëllain e tij.” (Sahihul Buhari)

Transmetohet nga Ebu Umame se Pejgamberi savs ka thënë:
“Kush ia uzurpon të drejtën e muslimanit me dorën e tij (djathtë) i bëhet obligim nga Allahu zjarri dhe i ndalohet xhenneti!” Një njeri i tha: “Po nëse ajo është diçka e vogël, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Edhe nëse është një degë e drurit të misvakut!” (Sahihul Muslim)

Për ata që i hulumtojnë të metat e muslimanëve, shpifin për ta dhe përhapin informacione të këqija, Pejgamberi savs thotë:
“O ju të cilët me gjuhë e dëshmoni Islamin, por imani ende nuk ka hyrë në zemrat tuaja! Mos i përgojoni muslimanët, mos i hulumtoni të metat e tyre, sepse ai që i hulumton të metat e tyre, Allahu do t’i hulumtojë të metat e tij. Dhe të metat e kujt i hulumton Allahu, do ta turpërojë atë në shtëpinë e tij!” (Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi)

Përshtati: Miftar Ajdini.

(Visited 127 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…