Terapia me vezët e fëllënzës Japoneze

525

Vezët e fëllënzës Japoneze janë me origjinë nga Azia Lindore dhe janë një ilaç natyral për sëmundje të ndryshme në trupin e njeriut.

Vezët shëruese të fëllënzës Japoneze përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, në mesin e tyre cekim: 0.5 mg kalcium; 2,2 mg fosfor; 3.8 mg hekur; 3 mg vitaminë A; 0.1 mg vitaminë B1 dhe 0.8 mg vitaminë B2.

Një vezë e fëllënzës përmban: 74.6% ujë; 13.1% proteina; 11.2% yndyre dhe 1.1% minerale dhe enzime te tjera.

Vezët e fëllënzës Japoneze përdoren me sukses në trajtimin e shumë sëmundjeve dhe ne do të përmendim se ata janë të mirë për trajtimin e tensionit të lartë, astma bronkiale, migrenës, kolesterolit të lartë, diabetit, ulcerat në stomak, pasojat e sulmit në zemër, anemisë dhe enët e gjakut të bllokuara.

Vezët shëruese të fëllënzës Japoneze rekomandohen për fëmijët në zhvillim dhe fëmijët që kanë oreks të dobët. Ata u rekomandon gjithashtu njerëzve për shërim pas sëmundjes së rëndë ose operacionit. Përvojat e shumë njerëzve thonë se këto vezë në të vërtetë kanë një ndikim pozitiv në potencën e meshkujve.

Sëmundjet në të cilat rekomandohet konsumi i vezëve shëruese të fëllënzës Japoneze, dhe numri i duhur i tyre:

1080 copë vezë për rritjen e përpjekjeve fizike,
240 copë vezë për trajtimin e tuberkulozit,
240 copë vezë për trajtimin e pasojave të një sulmi në zemër,
240 copë vezë për trajtimin e gastritit,
240 copë vezë të trajtuara për një formë më të ashpër të astmës,
240 copë vezë për trajtimin e astmës bronkiale,
240 copë vezë për trajtimin e migrenës,
240 copë vezë për trajtimin e arteriosklerozës,
240 copë vezë për trajtimin e rritjes së kolesterolit,
240 copë vezë për rigjenerimin e trupit,
240 copë vezë për trajtimin e diabetit,
240 copë vezë për trajtimin e sëmundjeve nervore,
240 copë vezë për trajtimin e anemisë,
240 copë vezë për kujtesë më të mirë,
240 copë vezë për shërimin pas operacionit,
120 copë vezë për trajtimin e presionit të lartë të gjakut,
120 copë vezë për trajtimin e ulçerës në stomak,
120 copë vezë për përmirësimin e gjakut dhe
120 copë vezë për shkarkim të parregullt të zorrëve.

Vezët duhet të pihen të freskëta në mëngjes dhe në stomak te zbrazët që të kanë më shumë vlera ushqyese dhe shëruse, kurse mund të përdorën edhe te fërguera dhe te ziera.

Që konsumini i vezëve të jetë më i lehtë ekziston mundësia që të përzihën sipas dëshirës me mjaltë, kanellë, qumsht, kakao etj.

Përdorimi i vezëve ( terapia ) sipas moshës:

– Për të rritur vezët duhët të pihën të freskëta. Tri ditët e para duhet të pihen nga 3 vezë në ditë, dhe pastaj numri i vezëve rritet në 5.
– Fëmijët deri në moshën 3 vjeçarë — 2 vezë në ditë.
– Fëmijët nga mosha 3 deri në 5 vjeçarë – 3 vezë në ditë.
– Fëmijët nga mosha 5 deri në moshën 10 vjeçarë – 4 vezë në ditë.
– Fëmijët mbi moshën 10 vjeçarë i përmbahën terapisë për të rritur.
– Fëmijët mund ti konsumojnë vezët te fërguera apo te ziera nëse nuk munden ti konsumojnë të gjalla.

Në shumicën e rasteve terapija zgjatë 49 ditë. Dy muaj pas përfundimit të terapisë, terapija mund të përsëritët prapë, përndryshe është e preferuar që në vitin e parë të mirrën dy terapi pastaj për terapin e vitit të dytë duhet të pauzohet 6 muaj.

Vlen të cekët se njerëzit me idhëse të ndieshme duhet të fillojnë me konsumimin e vezëve me kujdesë dhe atë me nga një vezë në ditë e pastaj të ngritët sasia mirëpo çdo herë në termin të njejtë në ditë, ata nuk duhet të pijnë ma shumë se 4 vezë në ditë deri në fund të terapisë, nëse idhëza nuk e pranon konsumimin e vezëve atdherë duhet të ndërpritët konsumimi i tyre.

Është me randësi vitale qe vezët e përdorura të janë të freskëta!

Duhet të jenë të ruajtura në temperaturë 1 deri 6 c dhe mos te jenë ma të vjetra se 60 ditë.

/Përkthim:https://www.shendeti.info/
(Visited 513 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…