Trajtime natyrale për gjunjë të enjtur

223

Dhimbja në gjunjë mund të ndodhë për shkak të artritit, dëmtimit ose strukturës së dobët të eshtrave. Provoni këto mjekime të natyrshme:

• E verdhë veze dhe kripë. Përzieni nje lugë çaji kripë dhe një të verdhë veze të freskët dhe lyeni sipërfaqen e prekur. Pas kësaj, mbuloni atë me qese plastike që përdoret për kuzhinë, dhe mbi të lidhni një fashë elastike. Ndryshoni pastën çdo 2 orë, të paktën 5 herë në ditë. Në vezë ka vaj, i cili kalon nëpër lëkurë, duke transportuar metale në zonën e prekur. Magnezi që gjendet në kripë zvogëlon lëngun në inde dhe në këtë mënyrë zvogëlon ënjtjen, duke lehtësuar muskujt.

• Mbajtja lart, kompresa, pushim dhe akull – dëmtimi mund të shkaktojë gjunjë të ndrydhur ose tendosje dhe nëse doni të lehtësoni dhimbjen, duhet të pushoni gjunjët. Ju gjithashtu mund të aplikoni akull në gjunjë duke përdorur kompresa të ftohta. I ftohti ul ënjtjen dhe dhimbjen duke ngushtuar enët e gjakut në zonën e prekur.

• Uthulla e mollës – siguron efektet alkalike që eliminojnë disa toksina dhe mbeturina të cilat krijohen në gjunjë. Bëni një përzierje prej 1 gotë uji dhe 2 lugë gjelle uthull molle dhe konsumoni atë derisa dhimbja të largohet. Ju gjithashtu mund të aplikoni 2 lugë gjelle uthull molle në një leckë dhe vëre në gju për 10 minuta. Së fundi, kombinoni disa pika vaj ulliri dhe uthull molle dhe masazhoni zonën e prekur 2 herë në ditë.

• Vaj i sinapit – masazhoni vendin e prekur me këtë vaj për të përmirësuar qarkullimin, për të ulur ënjtjen dhe për të lehtësuar dhimbjen.
Në rast se vazhdon dhimbja ju duhet të vizitoni mjekun tuaj dhe të kërkoni kujdes profesional.

Burimi: Fitbodycenter
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 225 times, 1 visits today)
Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…