Udhëzuesi i fundit për migrenen, që shkakton dhimbje dhe vuajtje me shume sesa astma, diabeti dhe epilepsia!

28

Ekspertët ofrojnë këshilla për shkaqet, zgjidhjet, shmangien dhe lehtesimin e dhimbjeve qe shkakton migrena.

Migrena prek një në shtatë njerëz, duke e bërë atë nje semundje më të zakonshme se diabeti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e njeh atë si një nga kushtet më të vështira të jetës, por ndërgjegjësimi dhe mirëkuptimi është i ulët.

“Migrenat shpesh kanë simptoma të tjera përveç dhimbjes së kokës”, thotë Dr Clare Morrison, GP në mjekun dhe farmacinë online, MedExpress (www.medexpress.co.uk).

“Këto përfshijnë të përziera, dhimbje prapa syrit ose veshit dhe ndjeshmëri shtesë ndaj dritës ose zërit”.

Rreth 20-25% e njerëzve përjetojnë një migrenë me aure (çrregullime pamore ose shqisore).

Ekspertët tani besojnë se ka një lidhje gjenetike që mund t’i bëjë njerëzit më të ndjeshëm ndaj sulmeve të migrenës, thotë Dr Riccardo Di Cuffa, Drejtor dhe GP në Doktorin Tuaj www.your-doctor.co.uk. Ka shumë shkaktarë që kontribuojnë në një migrenë.

“Migrena dhe stresi janë të lidhura fort,” shton ai. “Ankthi, eksitimi dhe çdo formë e tensionit mund të çojë në një sulm të migrenës”.

Shkaqe të tjera të mundshme janë kafeina, dehidratimi, mosushqyerja apo konsumimi i larte i sheqerit.

Aspirin ose ibuprofeni mund të lehtësojnë disa nga dhimbjet.

Për migrenë të rregullt , mjeku mund të përshkruajë një triptan, i cili ngushton enët e gjakut në kokë dhe gjithashtu bllokon transmetimin e dhimbjes.

Por është e rëndësishme të veprohet shpejt, paralajmëron Dr Morrison. “20 minutat e para janë kritike për të parandaluar përhapjen e migrenës në tërë sistemin nervor.

Paketa e akullit punon duke mpirë dhimbjen dhe ftohjen e gjakut duke kaluar nëpër enët – 77% e njerëzve që përdorën terapi të ftohtë gjatë një migrene, pane se ishte efektive.

Akupunkturë: “Është e mundur që akupunktura të ndihmojë në nxitjen e sinjaleve elektromagnetike në trup për të çliruar kimikatet nga kjo dhimbje e shurdhër”, thotë Dr Morrison. Për të gjetur një mjek lokal, vizitoni British Acupuncture Council: acupuncture.org.uk

Vaj Livando “Një studim 2012 tregoi se njerëzit që thithin vajin e livandos gjatë një sulmi të migrenës për 15 minuta, përjetuan lehtësim më të shpejtë se ata që perdoren një qetesues”, thotë Dr Morrison.

Magnezi – Mungesa e magnezit lidhet me dhimbje koke dhe migrene. “Studimet tregojnë se plotësimi i oksidit të magnezit ndihmon në parandalimin e migrenës me aure dhe mund të parandalojë migrenat që lidhen me menstruacionet”, thotë Dr Morrison.

Botoks: “Toksina e botulinumit është një trajtim i licencuar dhe i miratuar nga FDA për migrena kronike”, thotë Dr Maryam Zamani, Konsulent

“Kjo funksionon duke lehtësuar muskujt tepër aktivë duke parandaluar aktivizimin e rrjeteve të dhimbjes në tru,” shpjegon ai. “Kur injektohet në zona të caktuara në kokë dhe qafë, efektet zgjasin deri në gjashtë muaj”.

Vaj i peshkut: “Hulumtimet tregojnë se acidet yndyrore Omega 3 mund të zvogëlojnë efektivisht inflamacionin në trup./©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

KUJDES RAPORTET ME NËNËN

Transmetohet,, se në kohën e Muhamedit a.s. ishte një djalë që ishte sëmurë dhe vuante mom…