Ushqimet qe ju prishin dhembet

289

Ushqimet që definitivisht dëmtojnë dhëmbët janë pijet joalkoolike, karamelet dhe pijet energjike, të cilat janë shumë të pasura me sheqer.

Sheqeri, si një karbohidrat ngjitës, shkakton kariesin, sepse bakteret ngjiten me ndihmën e tij duke liruar acid, shkruan Zëri.

Pra, në këtë mënyrë dëmtohen mineralet e dhëmbëve, kurse smalti fillon të prishet.

Megjithatë, edhe disa ushqime që janë konsideruar të shëndetshme mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj.

Shkoni cilat janë ato:

Frutat agrume

Vitamina C në portokall është e shkëlqyer për ruajtjen e kolagjenit në mishrat e dhëmbëve, por nëse e teproni, frutat agrume mund të zbusin dhe të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj, i cili nuk mund të ripërtërihet. Limoni dhe bliri janë veçanërisht të fortë, kurse një studim nga viti 2011 tregoi se lëngu nga grejpfruti mund të dëmtojë dhëmbët pothuajse si një gotë me pije të gazuar.

Zgjidhja: Kur konsumoni agrume, pini një gotë me ujë dhe pas 20 minutash lani dhëmbët tuaj. Dhëmbët zbuten kur janë të ekspozuar ndaj frutave agrume, kështu që pastrimi i dhëmbëve menjëherë pas përdorimit të tyre mund të mbrojë smaltin.

Bajamet

Të pasura me vitaminë E dhe yndyra të shëndetshme, bajamet janë shumë të shëndetshme, por edhe shumë të rrezikshme për dhëmbët tuaj. Për shkak se janë tepër të forta, dhëmbët tuaj mund edhe të plasariten gjatë ngrënies së tyre.

Zgjidhja: Mos konsumoni bajame të tëra, por grimconi ato përpara se t’i përdorni.

Turshitë

Me siguri se një nga sallatat e preferuara gjatë dimrit janë turshitë, por acidi i tyre mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj. Gjithashtu, sallatat zakonisht përmbajnë sheqer, i cili kontribuon në dëmtimin e dhëmbëve.

Zgjidhja: Kur hani turshitë tuaja të preferuara, konsumoni edhe pak djathë, i cili do të neutralizojë thartirën. Gjithashtu, mund të merrni një copë çamçakëz që përmban ksilitol, sepse neutralizon efektin e acidit dhe stimulon pështymën.

Fruta të thata

Frutat e thata janë mjaft të dobishme, por për shkak të përqendrimit të lartë të sheqerit kanë një tendencë që të ngjiten në dhëmbë, duke iu mundësuar edhe baktereve të ngjiten dhe të dëmtojnë dhëmbët.

Zgjidhja: Ideale do të ishte që menjëherë pasi të konsumoni fruta të thata, të shpëlani gojën dhe pastaj 20 minuta më vonë të pastroni dhëmbët tuaj.

Kafeja

Kafeja është e pasur me antioksidantë, por ajo mund të ngjyrosë seriozisht dhëmbët. Këto njolla tërheqin depozitat që janë depozituar në sipërfaqen e dhëmbëve, duke bërë që dhëmbët tuaj të marrin ngjyrë të verdhë.

Zgjidhja: Edhe dy ose tre gota me kafe në ditë mund të ngjyrosin dhëmbët. Më së miri do të ishte për të pirë kafe me një pipëz, pasi në këtë mënyrë kafeja do të vije më pak në kontakt me dhëmbët tuaj. Gjithashtu, pak qumësht në kafe mund të ndihmojë. /Zëri/

Load More In Këshilla

Check Also

TINKTURA – Per pastrimin e shpejt te eneve te gjakut!

TINKTURA – Per pastrimin e shpejt te eneve te gjakut! Per kete recete e cila sipas a…