ZDRUKTHËTARI NASIR DHE NAMAZI I DUHASË

62

Një njeri me emrin Nasir ishte zdrukthëtar në Rijad. Çdoherë kur afrohej koha e namazit të duhasë e mbyllte dyqanin e tij dhe shkonte në xhaminë që e kishte afër për të falur namazin e duhasë. Pas namazit kthehej në dyqan për ta vazhduar punën e tij.

Ashtu veproi edhe atë ditë. E mbylli dyqanin në ora shtatë të mëngjesit, morri abdest dhe hyri në xhami për tu falur. E shqiptoi tekbirin fillestar u lidh dhe dikur brenda namazit i erdh meleku i vdekjes dhe ja morri shpirtin. Trupi i pashpirt u ra në tokë, të djathtën e kishte mbi të majtën.

Për vdekjen e tij kuptuan në namazin e drekës kur myezini kishte hyrë në xhami për tha thirrur ezanin. E çuan në shtëpi dhe filluan ta lajnë. Çdoherë kur i vendosnin duart e tij përgjatë trupit ato ktheheshin, e djathta mbi të majtën mbi gjoks. Në atë gjendje e qefinosën, me duart e lidhura sikur në namaz. Sa vdekje e bukur në namaz duke e madhëruar dhe lutur Allahun e madhërishëm. Allahu e mëshiroftë dhe na mundësoftë një përfundim të mirë në momentet e pashmangshme të vdekjes. Amin

Burimi: Tregime për njerëz të mirë – Nasir ibën Ibrahim Er Rumejh

Përktheu: Talha Kurtishi

Load More In Islame

Check Also

Falënderimi i qoftë Allahut që shtëpia jonë ka derë

Në çatinë e një shtëpie të vjetër ishte një dhomë e vogël, në të cilën jetonte një grua e …